• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Ministri i Brendshëm i Kosovës, non-grata nga SHBA”. Gazetari: Në listë edhe këshilltarja nga Shqipëria e Albin Kurtit

by A R
27/02/2024 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka deklaruar se burime shumë të konsoliduara ndërkombëtare kanë konfirmuar se SHBA po përgatit një paketë sanksionesh ndaj Kosovës, të cilat kur të zbardhen në javët në vazhdim të të bëjnë të harrohen edhe sanksionet e vendosura nga BE. Në një lidhje live për “Zona Zero”, Sheholli theksoi se në listën e zezë të SHBA-së është një ministër i Albin Kurtit dhe një përfaqësuese shumë e fuqishme në radhët e Vetëvendosjes. Nga ana tjetër, vetë gazetari Melaim Zeka ka vendosur të zbardh emrat e personave që dyshohet se mund të jenë në listën e zezë. Sipas tij, ata janë ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla dhe Dejona Mihali, që është koka dhe truri i Albin Kurtit.

I pyetur nëse i konfirmonte këta emra, Sheholli në mënyrë indirekte la të kuptohej se po, ndërsa tha: “Nëse na ndodh që të hyjmë sërish në konflikt të armatosur me Serbinë, do të isha kureshtar të di nëse do t’i veshi rrobat e ushtarakut sikurse të gjithë ne edhe Dejona Mihali? A e ndjen ajo Kosovën si atdhe të vetin ashtu sikurse unë dhe ju”.

Pjesë nga biseda:

Zeka: Pse ky acarim i madh i marrëdhënieve të qeverisë së Kosovës, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian? A është e vërtetë sepse kemi dëgjuar që SHBA-të janë duke përgatitur një listë me persona ku të paktën një ministër i qeverisë Kurti dhe një përfaqësuese shumë e lartë e Vetëvendosjes janë në këtë listë të zezë?

Sheholli: Instituti për marrëdhëniet ndëretike që unë udhëheq, me bazë në Bruksel, Beograd, në Shkup, Podgoricë dhe natyrisht në veri të Kosovës dhe në qendër, dhe kemi raporte me baza javore me SHBA-të dhe BE. Më duhet ta them troç që nga një shtet me qeveri të konsoliduar, Albin Kurti e ka kthyer në një eksperiment Kosovën pikërisht duke i përkeqësuar raportet veçantërisht me SHBA-të.

Vetëm nëse deklaratat e Hovenier, ndihmës Sekretarit Xhejms O’Brajan dhe së fundmi edhe deklaratat e emnisarit Gabriel Eskobar për të kuptuar se çfarë po ndodhë me këto raporte. Nisur nga kjo rrjedhë dhe mosdëgjueshmëri të Kurtit, burime shumë të konsoliduara dhe të fuqishme ndërkombëtare na konfirmojnë se sanksionet e BE të vendosura ndaj Kosovës do të harrohen në raport me këtë që pritet të ndodhë në javët në vijim. Në këtë listë të padëshiruar të SHBA-së mund të kemi një ministër në qeverinë Kurti dhe një grua të fuqishme që bën politikat madhore nga Vetëvendosja për të gjitha qasjet qeveritare dhe dikasteret e ndryshme. Unë emrat nuk do i them, por ky është një lajm i keq për Kosovën.

Zeka: Nuk ka nevojë ti thuash emrat, por unë do ti them. Sipas informacioneve të mija bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm Xhelal Zveçlën dhe Dejona Mihalin që është koka dhe truri i Albin Kurtit, sikur në kohën e Enverit Sofokli Laze. Ke informacione nëse janë këta dy emra, apo nuk do të deklarohesh?

Sheholli: Nëse na ndodh që të hyjmë sërish në konflikt të armatosur me Serbinë, do të isha kureshtar të di nëse do t’i veshi rrobat e ushtarakut sikurse të gjithë ne edhe Dejona Mihali? A e ndjen ajo Kosovën si atdhe të vetin ashtu sikurse unë dhe ju. Pavarësisht nëse është në listën e zezë apo jo…

Next Post
Zelensky vjen në Tiranë/ Pritja nga kryeministri Rama dhe temat që do të diskutohen në Samit

Zelensky vjen në Tiranë/ Pritja nga kryeministri Rama dhe temat që do të diskutohen në Samit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In