• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ministri Hyseni në Lyon në selinë e INTERPOL-it, votimi për Kosovën në shtator

by Java News
24/07/2017 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, është pritur në një takim zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm Jurgen Stock, në selinë e INTERPOL-it në Lyon të Francës. Sipas njoftimit zyrtar të MPB-së, Hyseni dhe Stock kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore lidhur me aplikimin për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit të mbajtur nga 31 maj – 2 qershor 2017 kishte vendosur që kërkesën për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës ta përfshijë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017.

Këshilltari ndërkombëtar Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe tashmë raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.

Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit. Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Kinë pritet të votohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Bëni kujdes, nga 1 Qershori mbërrin i nxehti afrikan

I nxehti afrikan, ja kur pritet ulja e temperaturave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In