Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti ditën e sotme në MEPJ, anëtarin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, me fokus një sërë çështjesh me interes të përbashkët, në veçanti procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në një postim në rrjetin social X, Hoxha thekson se “folëm mbi angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara agjendën e zgjerimit të BE-së dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët.”
“Shpreha gjithashtu mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Gjermanisë dhe Bundestagut gjerman ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë”, shkruan Ministri i Jashtëm.
Postimi i Ministrit Hoxha:
Kënaqësi e veçantë të takohem me Peter Beyer, anëtar i Bundestagut gjerman, për një bisedë përmbajtësore mbi një sërë çështjesh me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shkëmbyem mendime mbi progresin e arritur deri më tani, rëndësinë e vijimit me vendosmëri të reformave kyçe, si dhe mbi angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara agjendën e zgjerimit të BE-së dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët.
Shpreha gjithashtu mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Gjermanisë dhe Bundestagut gjerman ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë.











