Ministri Hxhinasto takon Merkel në Berlin. Takimi është zhvilluar gjatë vizitës së Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në Berlin ku mori pjesë në takimin e “Shoqatës së Sipërmarrësve Gjermanë”, ku pjesmarrës janë 3000 nga kompanitë më të mëdha të Gjermanisë. E ftuar e nderit në këtë takim ishte edhe Kancelarja Angela Merkel, e cila shpalosi vizionin për sfidat e Gjermanisë dhe ekonomisë së saj.
Gjate punimeve të ketij forumi të rëndësishëm, Ministri Haxhinasto pati një takim të shkurtër me Kancelaren Merkel, fokusuar në procesin e Berlinit dhe impaktin e tij për Shqipërinë. Kancelarja Merkel theksoi se Samiti i Parisit i 4 korrikut, organizohet pikërisht për të rishprehur angazhimin konkret të BE për vendet e rajonit të Ballkanit.
(javanews.al) Me. Ar