Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka bere një deklaratë të fortë ku thotë se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale.
Kjo deklaratë ka ngjallur shume reagime ku ai thekson se zgjerimi do të kryhet në kuadër të njohjes se zonave ekskluzive ekonomike (ZEE).
Sipas mediave greke, Kammenos ka thënë se Greqia me njohjen se shpejti te zonave ekonomike ekskluzive (EEZ) do të fillojë të punojë për shfrytezimin e pasurisë nën det, per prodhimin e gazit natyror dhe ndoshta naftës më vonë.
“Ne jemi në një moment te rendesishem në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”, tha ministri grek.
a.ç