Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere është ironik por edhe ka kritikuar sjelljen e refugjatëve dhe bën thirrje për më shumë bashkëpunim. Në fillim, deri gjatë verës refugjatët kanë shprehur mirënjohje për Gjermaninë. Ata kanë treguar interesim dhe kanë bërë pyetje të tilla si: “Ku është policia”, “Ku është Zyra Federale” etj. thotë ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maiziere për «ZDF-heute-journal».
“E sot ata udhëtojnë me taksi, shpenzojnë para për të bërë qindra kilometra nëpër Gjermaninë. Dhe sërish vijnë e përleshen në qendrat e refugjatëve. Ata bëjnë grevë për shkak se nuk u pëlqen strehimi. Shkaktojnë probleme, sepse nuk e pëlqejnë ushqimin”, thotë Maiziere për emisionin televiziv. Ministri pranon se Gjermania është në kufijtë e saj të mundësive sa i përket trajtimit të refugjatëve