Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet ta mbajë fjalën dhe të sigurojë që zbatimi i reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, u hap rrugën atyre për anëtarësim në BE.
“BE-ja mund të mbetet e sigurt dhe e qëndrueshme vetëm nëse Ballkani Perëndimor bëhet i sigurt dhe i qëndrueshëm”, është shprehur ai.
“Problemet e brendshme të BE-së nuk zgjidhen duke neglizhuar mundësitë në vendet fqinje me ne dhe që hapin rrugën për në BE”, ka theksuar Roth.
“Duhet ta mbajmë fjalën: Zbatimi i reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor i hap rrugën për anëtarësim në BE”, është shprehur ai.