• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Drejtësisë jep alarmin: Janë zhdukur 300 byzylykët e të dënuarve

by Java News
06/08/2017 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka lëshuar alarmin se, institucionit të tij i mungojnë 300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike, të personave që kanë masa ndaluese për shkak të konsumimit të veprave penale.

Sipas shkresës, që Bardhi ia drejton bashkimit të operatorëve, në mars të këtij viti Ministria ka marrë në dorëzim prej tyre 300 byzylykë të mbikëqyrjes elektronike, së bashku me kartat SIM, me një vlerë prej afro 2 milionë euro.

Në shkresë thuhet se, këto pajisje ia ka kaluar për administrim sallës së mbikëqyrjes elektronike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës. Por ky dorëzim, sipas ministrit është bërë pa kryer procedurat ligjore të kalimit të kapitalit, nga aparati i Ministrisë së Drejtësisë te Shërbimi i Provës.

Ndërkohë, në daten 11 prill të këtij viti, Shërbimi i Provës nëpërmjet një akti dorëzimi me numër protokolli 834, i ka dërguar 300 byzylykët elektronikë sërish bashkimit të operatorëve. Nga ana tjetër, këto të fundit, kërkesës së ministrit Bardhi për t’i kthyer mbrapsht byzylykët i janë përgjigjur se kontrata për shitjen e tyre është zbatuar njëherë dhe se Ministria e Drejtësisë i ka marrë në dorëzim. Gjithashtu se kërkesa e Bardhit është abuzive për të vënë nën presion bashkimin e operatorëve për qëllime korruptive.

Por pavarësisht kësaj korrespondence, ministri Bardhi konstaton se institucionit që drejton i mungojnë 300 byzylykë, me një vlerë prej 2 milionë eurosh dhe se dokumentacioni tregon se këto pajisje po administrohen në mënyrë të paligjshme nga bashkimi i operatorëve dhe jo nga Ministria e Drejtësisë që i ka blerë. Për këtë arsye, Bardhi ka paralajmëruar se në rast të mos kthimit të 300 byzylykëve, çështja do t’i referohet Prokurorisë. /tch

Next Post
A po diskriminon vërtetë Durrësi turistët nga Kosova?!

"Zhurmë dhe radhë për një bërxollë". Polakët zhgënjehen me pushimet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In