• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Bushati, senatorë e kongresmenë amerikanë, festojnë në SHBA 105-vjetorin e Pavarësisë e Ditën e Çlirimit

by Java News
01/12/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Shqiptare me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit. Këtë vit pritja u zhvillua në Librarinë e Kongresit Amerikan ku morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, Zv. Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, Senatori Gary Peters dhe Kongresmeni Eliot Engel, bashkëdrejtues të grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA, ish-ambasadorë amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri dhe bashkatdhetarë,

Në fjalën e tij, Ministri Bushati vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të partneritetit strategjik mes dy vendeve, të mbështetura në interesa të përbashkëta dhe këndshikime të njëjta sa i përket sigurisë në Evropë dhe komunitetin transatlantik, por edhe në vlera dhe kredo të përbashkëta. “Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Historia jonë e veçantë e tolerancës fetare është një aset special të cilin e kemi vendosur në shërbim të parandalimit të këtyre fenomeneve dhe kërcënimeve globale” – nënvizoi Ministri Bushati.

Zv. Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Lee përcolli urimet më të mira për popullin shqiptar në emër të qeverisë dhe popullit amerikan. “Kjo është sigurisht një ditë për t’u festuar – u shpreh ai. 105 vjet Pavarësi, por edhe një çerek shekulli bashkëpunim i suksesshëm dhe i frytshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një miqësi dinamike dhe çdo ditë më e përforcuar mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Sot festojmë gjithashtu edhe progresin tuaj drejt integrimit evropian, ku mezi presim t’ju shohim anëtar. Ju jeni në NATO, e në të njëjtën kohë jeni një shembull për rajonin duke parë përpara dhe jo pas dhe duke ndërtuar një të ardhme dhe mundësi të reja për të rinjtë tuaj”.

Senatori Peters u ndal në marrëdhënien shumë të rëndësishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, në funksion të së cilës është ngritur dhe grupi mbështetës i miqësisë Shqipëri – SHBA në Senatin amerikan, për ta përforcuar dhe përmirësuar më tej atë. Ai falënderoi shqiptarët kudo në botë për mbështetjen që i bëjnë kauzës së lirisë. Nga ana e tij, Kongresmeni Engel vuri në pah miqësinë e veçantë që shqiptarët kanë për popullin amerikan, “të cilën nuk e gjen askund tjetër në botë” – theksoi ai. Ai vlerësoi edhe kontributin që Diaspora shqiptare në SHBA ka dhënë në kulturën amerikane.

Në Librarinë e Kongresit, me mbështetjen e MEPJ dhe në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Shtetit, u ekspozuan online Kodikët e Purpurt të Beratit, të cilët janë tashmë pjesë e Librarisë Botërore Dixhitale.

Next Post
Apeli i ministres së Mbrojtjes: Ju lutem largohuni nga zonat e rrezikuara!

Apeli i ministres së Mbrojtjes: Ju lutem largohuni nga zonat e rrezikuara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In