• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Bushati për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Cilat janë sfidat që na presin

by Java News
17/02/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Urime të përzemërta i janë përcjellë Kosovës në këtë ditë të veçantë dhe nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Bushati shkruan se 17 shkurti 2008 i dha jetë dëshirës së hershme të popullit të Kosovës, ëndrrës së luftëtarëve e martirëve dhe jetësoi mbështetjen e miqve e partnerëve të shumtë të Kosovës për liri, mëvehtësi, përparim e begati.

Sipas tij, në vetëm një dekadë Kosova është transformuar rrënjësisht, ku nga një entitet i nëpërkëmbur e me të drejta të shkelura, është kthyer në një hapësirë demokratike, që aspiron drejt integrimit në hapësirën euro-atlantike.

Ndërsa, ministri shqiptar flet për projekte konkrete mes dy vendeve, siç janë heqja e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimin e lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë.

“Festa e Kosovës është festë e mbarë kombit shqiptar. Në këto 10 vite pavarësi, Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë e vëllazërore partneriteti strategjik. Projektet tona konkrete për heqjen e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimin e lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, pjesë e projektit të përbashkët evropian. “Gëzuar për jetë e mot Pavarësinë Kosovë”!”, shkruan ndër të tjera ministri.

Urimi i plotë i ministrit Ditmir Bushati:
Kosova 10! Urimet më të përzemërta Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj në 10- Vjetorin e Pavarësisë! 17 shkurti i vitit 2008 i dha jetë dëshirës së hershme të popullit të Kosovës, ëndrrës së luftëtarëve e martirëve dhe jetësoi mbështetjen e miqve e partnerëve të shumtë të Kosovës për liri, mëvehtësi, përparim e begati.

Në vetëm një dekadë, Kosova është trasformuar rrënjësisht. Nga një entitet i nëpërkëmbur dhe me të drejta të shkelura sistematikisht në ish-Jugosllavi, ajo është kthyer sot në një hapësirë demokratike, multietnike dhe multikonfesionale, e cila aspiron drejt integrimit në hapësirën euro-atlantike.

Vetem në tre vitet e fundit, Kosova është anëtarësuar në një numër organizatash rajonale e ndërkombëtare, përfshi këtu pjesëmarrjen e saj me të drejta të plota në “MARRI”, në Fondin e Ballkanit Perendimor, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si vëzhguese në Nismën e Evropës Qendrore dhe si kontribuese e angazhuar në Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor. Ne do të vazhdojmë perpjekjet tona për përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat rajonale e më gjerë, pasi përfshirja e saj është një garanci më shumë për sigurinë e stabilitetin rajonal.

Për momentin, Kosova, ashtu si i gjithë rajoni është përfshirë në një dinamike të re reformash të thella në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, avancimit të reformave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe të zhvillimit ekonomik. Përgëzojmë Kosovën për përpjekjet e saj në drejtim të përafrimit e paqtimit të shoqërive e komuniteteve në rajonin tonë, në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje në paqe e në siguri për qytetarët tanë.

Ndërsa sot përulemi të gjithë me nderimin më të thellë përpara përpjekjeve shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, vlerësojmë po ashtu, mbeshtetjen e çmuar e të vazhduar të miqve e aleatëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe të gjitha vendeve që kontribuan në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë bashkëkohore evropiane.

Festa e Kosovës është festë e mbarë kombit shqiptar. Në këto 10 vite pavarësi, Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë e vëllazërore partneriteti strategjik. Projektet tona konkrete për heqjen e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimin e lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, pjesë e projektit të përbashkët evropian. “Gëzuar për jetë e mot Pavarësinë Kosovë”!

 

Next Post
Dekonspironte operacionet e policisë, vihet në pranga inspektori i ‘Shqiponja’

Plagosja me armë dje në Tiranë, policia prangos 2 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

January 17, 2026
“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

January 17, 2026
Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

January 17, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

January 17, 2026
15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In