Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Francës, Bruno Le Roux. Nga të dhënat paraprake mësohet se, mes dy ministrave çështjet në diskutim janë bashkëpunimi në fushën policore, lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, pastrimit të parave etj.