Për shkak të mungesës së Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj në mbledhjen e komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, kanë plasur debatet, të nisura nga ana e deputetëve të opozitës.
Këta të fundit deklaruan se Ministri ishte thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me tenderin e zonës së lirë ekonomike në Spitallë, pasi sipas deputetëve opozitarë, firma kineze, në garë për tenderin është e dyshimtë.
Ndërkohë, kreu i komisionit Eduart Shalsi sqaroi se ministri nuk mundi të ishte në mbledhje, pasi kishte disa urgjenca. Ai u kërkoi deputetëve që të bëjnë një kërkesë me shkrim për pyetjet e tyre, të cilat do t’i adresohen ministrit Arben Ahmetaj.