Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian në Luksemburg kanë rënë dakord që në bashkëpunim me vendet e Ballkanit, të marrin masa për pezullimin e fluksit të refugjatëve të luftës dhe emigrantëve ekonomikë, me gjetjen e një zgjidhje të përhershme dhe rishpërndarjen e të sapoardhurve, të cilët janë tashmë në Bashkimin Europian, shkruan N1, transmeton Klan Kosova.
Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka deklaruar se kanë rënë dakord për masat kyçe të mbrojtjes së kufijve të jashtëm, çmontimin rrjetet e krimit të organizuar dhe kontrabandës së emigrantëve në Libi, Turqi dhe Ballkanin Perëndimor, ndërsa për vendet e Ballaknit Perëndimorë tha se duhet të ndihmohen.
Ajo tha se disa masa tashmë janë nisur, ndërsa të tjerët do të shpalosen në ditët e ardhshme nga Komisioni Evropian.









