• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mini-shengeni Ballkanik, Kurti: Shqipëria duhej të priste formimin e qeverisë së Kosovës para çdo nisme rajonale

by Java News
14/11/2019 07:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, tha të mërkurën se është bërë gabim në hapa lidhur me nismën rajonale për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave e quajtur Shengenin Ballkanik ndërsa bëri thirrje për aleanca tjera ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk nisë me Serbinë kjo punë, nisë Kosovë-Shqipëri vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare dhe Shkup zyrtar e Beogradi në fund sepse i tillë çfarë është ai, i papenduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara, në filtrim të vazhdueshëm me Moskën e (Vladimir) Putinit nuk mund të ketë prioritet, rrjedhimisht mendoj se edhe mbledhja e Novi Sad-it dhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa”, tha zoti Kurti.

Ai tha se Shqipëria zyrtare është dashur të pres formimin e qeverisë së re të Kosovës para çdo nisme rajonale.

“Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare një qeveri të re dhe të denjë të Kosovës shumë vite, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri dhe të bashkëpunojmë të gjithë ne. Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad, me Ohër e nesër me Durrës kur jemi në prag të formimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra nëse kanë pritur shumë vite është dashur të presin edhe pak javë”, tha zoti Kurti.

Autoritetet në Kosovë kanë refuzuar përfshirjen në nismën e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa e kanë quajtur të pakuptimtë një gjë të tillë përderisa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Partitë politike madje e kanë quajtur si pëprjekje për ringjallje të ish Jugosllavisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i hodhi poshtë vlerësimet e tilla ndërsa theksoi se Kosova kësaj radhe nuk është penguar nga askush por është vetëpërjashtuar.

Të rezervuar janë shprehur edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina që kanë kërkuar kohë që të vlerësojnë këtë nismë rajonale. /Voa/

Next Post
VIDEO/ Gara të paligjshme shpejtësie në aksin Sauk-Teg, hiqen 22 patenta brenda dy orëve

VIDEO/ Gara të paligjshme shpejtësie në aksin Sauk-Teg, hiqen 22 patenta brenda dy orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In