• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Minë antitank në oborrin e banesës së drejtorit të ISSH, në pranga një 52-vjeçar pjesë e një bande të trafikut të drogës. Zbardhet dëshmia e shënjestrës

by Java News
13/07/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Minë antitank në oborrin e ndërtesës së drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Alfred Voga, i cili më herët mbante detyrën e drejtorit të ALUIZNI-t dega Krujë, ka konstatuar një pako të dyshimtë sapo është kthyer në banesë, pasi kishte kaluar fundjavën pranë bregdetit.

Lënda plasëse ishte vendosur në portën hyrëse të oborrit të ndërtesës private në fshatin Halil. Me të parë pakon, drejtori Voga ka telefonuar menjëherë Policinë lokale. Forcat e rendit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ta edhe një grup ekspertësh të Repartit të Xhenios, të cilët bënë të mundur çaktivizimin e minës.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë-Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A. V. ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaroi Policia.

Menjëherë pas ngjarjes Policia ka shoqëruar të paktën 10 persona, mes tyre të dyshuar dhe ata që mund të kenë dijeni për kërcënimin me lëndë plasëse të drejtorit të Sigurimeve Shoqërore, Alfred Voga. Mes të shoqëruarve, sipas burimeve, janë edhe persona me precedentë penalë.

Pas konstatimit të lëndës plasëse, i pari që është marrë në pyetje ishte pikërisht Voga, i cili ka treguar dyshimet e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se dyshon se ngjarja ka lidhje me detyrën. Kreu i ISSH-së së Krujës ka thënë gjithashtu se ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar. “Sigurisht që familja ime dhe unë ndihemi të kërcënuar. Pakon me tritol e gjeta te dera e shtëpisë. Ky do të thotë një kërcënim i pastër. Nuk di se kush mund ta ketë vendosur pakon te dera e shtëpisë sime, pasi realisht nuk kam ndonjë konflikt të hapur. As familja ime nuk ka konflikte. Mendoj se kërcënimi ka të bëjë me detyrën time të tanishme, por edhe në të shkuarën kur mbaja postin e drejtorit të ALUIZNI-t dega Krujë”, ka deklaruar Voga në Polici. Ai u bërë thirrje autoriteteve që të vijojnë hetimet dhe të kapin autorin apo autorët e ngjarjes.

Një 52-vjeçar ka përfunduar në pranga ndërsa djemtë e tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Shijakut, pasi kanë dhunuar me sende të forta një 25-vjeçar, ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri duke terrorizuar banorët. Në pranga përfundoi Astrit Keçi, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi. “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike”, sqaron Policia. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi Fabian Çalliku ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë, duke u arrestuar më pas, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij binjak, Amadeo Çalliku, 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Astrit Keçi, i arrestuar nga Policia një ditë më parë, është jo pak i njohur për autoritetet policore. Ai është i njohur si pjesë e bandës “Keçi” e përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa më herët OFL-ja i ka dërguar letër për të deklaruar pasurinë. Keçi ishte shpallur në kërkim nga Policia shqiptare në 12 shtator të vitit 2008, pasi Gjykata e Durrësit kishte njohur vendimin e drejtësisë italiane në ngarkim të Keçit. Ai ishte dënuar me 14 vite e 4 muaj burgim, e konvertuar në 10 vite burg. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit në shtator 2008./m.j

Next Post
Ambasadorja franceze në Tiranë, takim me Lulzim Bashën në selinë blu

"Vendi i zhytur në korrupsion"/ PD del me deklaratë dhe 'sulmon' Ramën: Peshku po qelbet nga koka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In