Mimi Kodheli flet për kandidimin si e 21-ta në Tiranë: E falenderoj Ramën, se jam ende pjesë e listës

Screenshot 14

Deputetja e PS, Mimi Kodheli e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 e ka konsideruar si nder që pas 20 vitesh në politikë kandidon sërish në listën e Tiranës.

Kodheli ka falënderuar publikisht Ramën dhe të gjithë ata që e besojnë për faktin se do të kandidojë sërish në Tiranë, edhe pse në një pozicion të pafavorshme si ai i 21-ti në renditje.

”Duhet të më jepnit urimin që jam ende në lista, i qëndroj politikës përballë, dhe vijoj të merrem me politikë. Kjo është rrjedha e investimit tim 20-vjeçar.

Dua të falënderoj kryetarin, dhe këdo që beson se të jesh në listën e PS në Tiranë, është gjithmonë nder pavarësisht pozicionit. Mund të tingëllojë patetike, por nuk është në fakt. Varet çfarë interpretimi i jep.

Nuk pati thyerje me Ramën. Kam drejtuar qarkun e Kukësit, qark i djathtë. Qoftë që qarku do të kishte 4 karrige në parlament, 4 pozicione me rezultatin që unë dhe kolegët arritëm, do ishim 2-2 për herë të parë në histori. Ishim 3, dhe për shumë pak vota për 1 mijë vota nuk e morëm të dytin. Përtej kësaj, rritje me 9 mijë e 700 vota ishte rritja relative më e madhe në gjithë Shqipërinë.

E uroj shumë që ky rezultat të jetë rishtaz në Kukës, edhe pse është shumë e vështirë. Për shkak të situatës së ndryshme politike aty. Kam besim tek lista e kandidatëve Nga çfarë mbaj mend ka një vajzë të re menaxhere, që do të dijë të menaxhojë. Dua të bëj dhe parantezën. Kam qenë e mendimit që duhet të ketë lidership politik qarku. E vështirë për një në vend të parë që të ketë lidership politik. Me largimin tim si Ministër Mbrojtje, kam qenë e opinionit se 4 vite janë më shumë të mjaftueshme për të bërë diferencën. Unë jam krenare për çfarë arrita në ato 4 vite. Aq sa për ato projektet, kanë pasur një sukses më pas. Ju flisni për një fut print, njollë të NATO në Shqipëri, projekt të Kuçovës që do jetë bazë logjistike. Që është e filluar dhe e përfunduar nga Mimi Kodheli si Ministre e Mbrojtjes.

Do thoni që nuk kam qenë në frontin e parë të cirkut nga 2017 e këtej. Kam qenë kryetare e komisionit të jashtëm, kam pasur angazhime ndërkombëtare. Duke pasur opozitën parlamentare, dhe jo atë reale, jo atë agresive që unë isha mësuar të përballesha, mbase më është dukur jo e nevojshme të jem në frontin e parë të cirkut pasi s’kisha dhe rivalin. Ndoshta kjo e ka mpakur atë.” – tha Kodheli.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com