• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milo përplaset me Voltana Ademin: Ju vazhdoni t’i bini fyellit…

by A R
29/11/2018 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion e emisionit “Open”, historiani Paskal Milo është shprehur se nuk dëshiron të flasë dhe të debatojë politikisht, por bazuar mbi historinë.

29 Nëntori sipas tij duhet parë thjesht dhe vetëm si përvjetor i Çlirimit të Shqipërisë para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Nëse flasim mbi baza historike, e për të qëndruar në temën e diskutimit të emisionit të sotëm, unë them se 29 Nëntori duhet diskutohet si datë e Çlirimit, pasi këtë e ka votuar Parlamenti i Shqipërisë. Nëse doni që të diskutoni politikisht, për të shtjelluar historinë e komunizmit në Shqipëri, pra atë që erdhi pas kësaj date të shënuar, atëherë duhet një temë tjetër”, tha Paskal Milo.

Të njëjtin mesazh dha edhe historiani Luan Malltezi. Ndërsa Auron Tare, duke theksuar se vuajtjet kanë qenë të ngjashme edhe për qytete të tjera, kërkoi të përjashtonte Shkodrën si “tepër të ndjeshme” në këtë debat.

“Data, 27, 28 apo 29 mund të ishte cilado, por dua të them se 29 Nëntori nuk shënoi ardhjen e komunizmit. Data duhet të shihet thjesht si dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Kjo datë është thjesht një simbol që u nevojitej shqiptarëve për të festuar largimin e trupave gjermane”, tha Tare, i cili gjeti në këtë pikë kundërshtimin e Voltana Ademit, që e quajti këtë moment si “fillimin e një pushtimi të dytë”.

Historiani Milo ndërhyri sërish, duke sjellë në vëmendje edhe dokumentet gjermane, në të cilat thuhet se “jemi larguar në datën 29 nga Shqipëria”. Ndaj për këtë arsye, Shqipëria sipas tij ka pikërisht këtë datë për të festuar Çlirimin.

“Juve vazhdoni t’i bini fyellit në një vrimë. Ky është debati më i kotë që ekziston, e madje është bërë që nga viti 1992 vetëm e vetëm për t’u shfrytëzuar politikisht”, tha Paskal Milo, duke iu referuar krahut politik të kryebashkiakes Ademi.

/b.d

Next Post
“Do ta dorëzoj mikrofonin”, Aurela Gaçe shkund sheshin ‘Skënderbej’

"Do ta dorëzoj mikrofonin", Aurela Gaçe shkund sheshin 'Skënderbej'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In