• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milo: Me politikën e rrugës humbasim shansin, opozita të mos tradhtojë vendin

by A R
10/01/2018 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paskal Milo kërkon nga opozita që të shtyjë grindjet politike me Ramën për 6 muaj, deri sa Shqipëria të marrë ftesën për hapjen e negociatave me BE-në.

Ai thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se nëse skena politike në Shqipëri trazohet këto muaj, kjo do të ishte një tradhti e madhe ndaj interesave të Shqipërisë.

“Opozita mund të jetë në të drejtën e saj dhe ka arsye të mjaftueshme në gjykimin e saj për ta ndezur Shqipërinë ose për të qenë më i saktë për ta rindezur Shqipërinë me debatin politik të rrugës, por për mendimin tim siç edhe e shpreha do të duhej që përtej kalkulimeve politike të momentit të mendohej më gjerë, sepse jo gjithnjë koniukturat mund të jenë favorizuese në mënyrë të veçantë për shqiptarët. Nuk duhet të humbet momenti.

Ai duhet kapur fort se nuk vjen gjithnjë dhe nuk duhet që politika shqiptare t’u japë më tej arsye dhe argumente Brukselit, institucioneve vendimmarrëse të BE-së për të përsëritur atë çka veshët e shqiptarëve tashmë janë mësuar të dëgjojnë nga Evropa dhe partnerët ndërkombëtarë që politikanët shqiptarë zanatin më të mirë që dinë të bëjnë është sherri, konflikti, përgojimi i njëri-tjetrit dhe korrupsioni.

Evropianët dhe, më gjerë akoma, janë lodhur me politikën shqiptare, janë ngopur me ecejaket në kancelaritë evropiane, janë bërë mosbesues për këtë kategori politikanësh që vetëm përgojojnë, shajnë, akuzojnë të tjerët dhe nuk vendosin në axhendat e tyre reale interesat e Shqipërisë, por interesat e tyre personale, të pushtetit që e kërkojnë me çdo kusht e me çdo çmim.

Prandaj them që mund të vihet dyshim hapja e negociatave, ose më mirë të themi një vendim i institucioneve të BE-së për hapjen e tyre nisur nga çka do të ndodhë në Shqipëri gjatë muajve që do të vijnë. Nëse Shqipëria do të përfshihet në një valë tjetër krize politike të imponuar nga politika e rrugës, nga bllokimi i parlamenti që rrjedhimisht mund të çojë në bllokimin e reformave dhe sidomos të reformës në drejtësi, atëherë si mund të bëjmë përgjegjës Evropën për atë çka gatuajmë vetë këtu në Shqipëri.

Do të bëhej një atentat i madh ndaj procesit të shumëpritur të integrimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në BE. Kjo më tepër i takon opozitës, por edhe qeveria shqiptare duhet të jetë shumë e kujdesshme, shumë e vëmendshme që përkundrejt objektivave që ka shpallur të mos mbetet vetëm në artin e retorikës, të mos mbetet vetëm në fushën e premtimeve, por të bëjë realitet ato që ka parashtruar dhe që çojnë në mënyrë të natyrshme dhe të sigurt në përmbushjen e kritereve dhe standardeve që kërkohen nga Brukseli, në mënyrë të veçantë në zbatimin me transparencë të plotë dhe pa prapavija të dyshimta të reformës në drejtësi”, thotë Milo.

I pyetur për problemin e drogës dhe nëse mund të ndikojë negativisht në marrjen e statusit, historian dhe ish-ministri i Jashtëm thotë se BE e di çfarë ndodh në Shqipëri, por ajo ka një plan për vendin tonë:

“Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij, padyshim që i kanë marrë në kohë dhe në detaje të gjitha hollësitë e kësaj çështjeje, që kaploi Shqipërinë në mënyrë dramatike, sepse jo vetëm që kanë këtu përfaqësuesit diplomatikë që informojnë në mënyrë të vazhdueshme, por kanë edhe mjete, dhe instrumente të tjera që e vëzhgojnë dhe e çmojnë politikën shqiptare dhe zhvillimet në Shqipëri.

Mbi të gjitha ekzistojnë institucione të posaçme të bashkëpunimit në luftën kundër këtyre fenomeneve, drogës dhe Shqipëria, në këtë rast qeveria dhe institucionet shqiptare janë të detyruara të informojnë në mënyrë periodike dhe të koordinojnë qëndrimet dhe veprimet me institucionet evropiane.

Nuk duhet harruar se në mënyrë të veçantë një institucion i tillë, i një vendi anëtar të BE-së, siç është Italia fqinje, si Guardia Di Finanza është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në vëzhgimin, në ndjekjen e luftimin e këtij fenomeni tepër negativ për Shqipërinë. Pra, njohja ka qenë e plotë për çka ndodhi në Shqipëri.

Por, reagimi i BE-së në pamje të parë ka qenë disproporcional me realitetin dhe ky disproporcion midis realitetit shqiptar dhe reagimit evropian që opozita shqiptare shpesh e ka ngritur zërin ka një arsye pse ka ndodhur.

Nuk është absolutisht ajo çka shpesh herë flitet nën zë apo edhe me zë në mediat shqiptare apo në mjediset e politikës shqiptare se BE-ja mbështet qeverinë socialiste të Edi Ramës, se nuk i shikon me objektivitet ngjarjet në Shqipëri se janë blerë përfaqësues diplomatikë evropianë në Tiranë, etj., etj. akuza e komente që kemi lexuar e dëgjuar.

Mendoj dhe kam një nuhatje për të kuptuar që BE-ja ka mbajtur qëndrim zyrtar aq sa duhej të mbante për një çështje që nuk është vetëm fenomen shqiptar, por është një fenomen global, diku më shumë e diku më pak dhe që Shqipërisë në fazën në të cilën ndodhet i ka munguar dhe ende i mungon infrastruktura e nevojshme për ta luftuar këtë fenomen kriminal në asgjësim të plotë.

Për rrjedhojë BE është përqendruar për momentin në nxitjen e reformës kyçe që do të bëhet baza ligjore dhe logjistike për të luftuar edhe fenomenet e kriminalitetit, përfshirë këtu edhe luftën kundër drogës, siç është reforma në drejtësi. Ka kapur kyçin, përmes të cilit do të hapë dyert e të gjitha bëmave korruptive dhe kriminale në Shqipëri për t’i luftuar me rrënjë dhe për ta sjellë Shqipërinë në parametrat e duhura për ta pranuar si anëtare në një kohë të ardhme”.

Next Post
Bizneset e Kosovës: Individë të ndryshëm në Shqipëri po na dëmtojnë

Bizneset e Kosovës: Individë të ndryshëm në Shqipëri po na dëmtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In