• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milkani dhuron pemë për liqenin: Tirana po gjelbërohet, çdo gjë po bëhet me kulturë

by A R
12/01/2020 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisori Piro Milkani nuk është vetëm një nga regjisorët më të mirë të kinematografisë shqiptare, por edhe një qytetar model, i cili, së bashku me familjen e tij, dhuron për të tretin vit radhazi, pemë për gjelbërimin e Parkut të Liqenit. Këtë fundjavë, regjisorit Milkani iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Jaroslav Ludva, të cilët mbollën 100 pemë të reja.

“Jam shumë i lumtur që vijojmë sot aksionin e mbjelljes së pemëve me dy ambasadorë të Çekisë, ‘ambasadorin’ e përhershëm, mikun tonë të dashur, të madhin Piro Milkani, dhe ambasadorin çek të këtij mandati, dy miq të shtrenjtë, me të cilët na lidhi dashuria për qytetet. Jam i nderuar që jam në krah të të madhit Piro Milkani, i cili nuk ka humbur një vit dhe nuk ka marrë një vit mungesë kur vjen puna tek mbjellja e pemëve, dhënia e një kontributi për qytetin, tek largimi nga dhënia e opinioneve dhe e të bërit diçka konkrete”, tha Veliaj.

Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme, për të dhënë një kontribut konkret për komunitetin ku jetojnë. “Ka shumë njerëz që japin mend si duhen bërë gjërat, si duhet menaxhuar qyteti, por ka shumë pak njerëz që thonë: Unë do të jap një kontribut konkret. Të jam shumë mirënjohës dhe shpresoj shumë që shembullin e Piros, Margaritës dhe familjes së tyre të mrekullueshme, ta ndjekin të gjitha familjet e Tiranës. Asnjëri nuk është shumë i zënë për të mos u angazhuar një orë me mbjellje pemësh; nga ana tjetër, asnjëri nuk është shumë i vogël dhe i pafuqishëm për të mos bërë diçka të dobishme. Në vitin 2019, njeriu i vitit doli Greta Thunberg, një vajzë 16 vjeçe, e cila mobilizoi të gjithë të rinjtë për çështjet e mjedisit”, shtoi ai.

Veliaj nënvizoi se motoja e këtij 100-vjetori të Tiranës Kryeqytet do të jetë çdo ditë mbjellja e 100 pemëve të reja, për t’i lënë diçka konkrete gjeneratave të ardhshme. “Kemi vendosur një moto: çdo ditë të 100 vjetorit të Tiranës do të mbjellim nga 100 pemë, sa të na lejojë koha. Besoj do të kemi shumë familje, që një mënyrë për të përkujtuar të bërit të Tiranës Kryeqytet dhe një epiqendër të kulturës, artit, kinematografisë, por jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë shqiptarinë në rajonin tonë, të kemi një mundësi ta kremtojmë duke thënë: Lëmë diçka pas, që do jetë këtu edhe kur ndoshta mund të mos jemi në këto detyra, të mos kemi këto mundësi”, tha kryebashkiaku.

Regjisori Piro Milkani tregoi sesi iu bashkua kësaj nisme dhe u shpreh krenar që Parku i Liqenit, por edhe Tirana, është më e bukur. “Prej tre vitesh gjithmonë blejmë një bredh natyral sepse duam të jemi pranë natyrës. Një ditë gruaja më tha: “Gjynah, të ikt kot ky bredh”, dhe vendosëm pse mos t’ia dhurojmë parkut të qytetit, që këto vite është bërë vërtet shumë i bukur. Do e dhurojmë për Parkun sepse Tirana vërtet po gjelbërohet. Absolutisht i ndryshuar krahasuar me 10 vjet më parë: rrugët, parku i lojërave, çdo gjë është bërë me kulturë”, tha regjisori Milkani.

Me një shqipe të pastër, ambasadori Jaroslav Ludva tha se përveçse ambasador i Republikës Çeke, ndihet edhe një qytetar i Tiranës, që ka dëshirë të ndihmojë. “Tirana është një qytet shumë i bukur. Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës. Unë jam ambasador i Republikës Çeke, por në të njëjtën kohë jam edhe qytetar i Tiranës, dua të ndihmoj dhe do të bashkëpunoj bashkë me Erionin. Dua të falenderoj Piro Milkanin, është vërtet ambasadori i përhershëm çek. Ka ndihmuar shumë herë, ka promovuar Republikën Çeke shumë dhe unë dua të bëj njësoj për Tiranën”, u shpreh ambasadori Ludva.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet më të pastër dhe të gjelbëruar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

/a.r

Next Post
Temperaturat deri në -12 gradë godasin Afganistanin, humbin jetën 17 persona

Temperaturat deri në -12 gradë godasin Afganistanin, humbin jetën 17 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In