Si zakonisht, protestuesit e PD dhe LSI kanë nisur sulmin ndaj Kuvendit këtë të shtunë.
Qindra mjete piroteknike si dhe sende të forta janë hedhur ndaj forcave të policisë.
Ndërkohë, militantët kanë arritur të heqin gardhin metalik. Edhe pse Lulzim Basha u shfaq entuziast për anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti, ai sërish e ka orientuar turmën drejt Kuvendit.
Policia ka nisur thirrjet për të ruajtur qetësinë. Ajo ka kërkuar nga organizatorët të ndalet sulmi ndaj institucioneve dhe efektivëve.
/a.r