Militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik mund të kenë sulmuar me raketë kimike trupat amerikane në Irak, tha ushtria e SHBA-së.
Sipas deklaratës, raketa që ka zbarkuar në bazën ajrore Kajara, pranë qytetit Mosul, mund të ketë pasur gaz mustardë.
Nga sulmi nuk është plagosur askush, raporton Rel.
Nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi i parë me armë kimike ndaj forcave të koalicionit në Irak.
Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e Shtetit Islamik prej dy vitesh dhe beteja për rikthimin e tij pritet të nisë brenda javësh./a.m.