• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milioner menjëherë/ Xhelal Mziu sapo u zgjodh kryebashkiak trefishoi pasurinë e tij

by Java News
28/06/2019 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu deklaron pasuri me vlerë 4.9 milionë lekë, ndërkohë që ka marrë dërgesa bankare prej më shumë se 74 mijë eurosh nga vëllai në Angli dhe kunati në Greqi gjatë viteve të deklarimit.

 Xhelal Mziu u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë së Kamzës në vitin 2007 dhe e drejtoi atë për tre mandate radhazi. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, Mziu fitoi me 52.94% të votave nën logon e Partisë Demokratike dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Xhelal Mziu është diplomuar në fakultetin Ekonomik të Universitetit Bujqësor të Tiranës në vitin 1993. Ai u përfshi në lëvizjen studentore të viteve ’90 dhe në të njëjtën periudhë u angazhua në strukturat e Partisë Demokratike për zonën e Kamzës dhe Laprakës.

Në vitin 2005 u zgjodh kryetar i nëndegës së PD-së së Kamzës dhe në të njëjtin vit zgjidhet anëtar i Kryesisë  dhe Këshillit Kombëtar të PD-së. Z.Mziu zotëron Master në ekonomi për “Drejtim Ndërmarrjesh” dhe në vitet 2009-2010 ka kryer edhe studimet doktorale. Prej vitit 2009, ai ka punuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Durrësit dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Kamzës nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu nga viti 2005 deri ne vitin 2017.

Kryebashkiaku Xhelal Mziu deklaronte pasuri familjare me 1.5 milionë lekë në vitin 2005; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar është rritur mbi 3 herë, duke kapur vlerën e 4.9 milionë lekëve.

Pasuria familjare e Z.Mziu përbëhet nga një shtëpi dy-katëshe, për të cilën deklaron se ka investuar 4.1 milionë lekë për ndërtimin e plotë. Pas rivlerësimit, shtëpia kap vlerën e 5.7 milionë lekëve. Ai zotëron gjithashtu një automjet me vlerë 500 mijë lekë, kursime në cash prej 442 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 412 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.4 milionë lekë. Rreth 65% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, ndërsa 30% pagën e bashkëshortes. Kryebashkiaku i Kamzës deklaron gjithashtu të ardhura në një masë të vogël nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan si “flamuj të kuq” marrja e disa dërgesave bankare në vlera të konsiderueshme parash nga vëllai emigrant në Angli dhe kunati emigrant në Greqi. Z.Mziu deklaron gjithashtu dy borxhe të tjera marrë nga vëllai i tij.

Më konkretisht në vitin 2008, në njërën prej llogarive të subjektit janë dërguar 46 993 euro nga vëllai në Angli, ndërkohë që qëllimi i kësaj dërgese nuk sqarohet në deklaratë prej tij. Një vit më pas, në një llogari të dytë bankare janë dërguar nga vëllai i bashkëshortes 28 000 euro; destinacioni i së cilave është gjithashtu i paqartë.

Gjithashtu në vitet 2010 dhe 2016, kryebashkiaku Mziu ka marrë borxhe afatshkurtra nga i vëllai në vlerat 600 mijë dhe 900 mijë lekë.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me deklaratën e vitit 2005, ku ai nuk deklaron asnjë të dhënë në rubrikat e formularit të deklarimit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016  

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

g.kosovari

Next Post
Rama këshillon Metën: Ha paçe me Fahriun deri më 30 qershor

Rama këshillon Metën: Ha paçe me Fahriun deri më 30 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In