• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Miliona lekë dëm me tenderat në Lezhë, 11 zyrtarë kallëzohen në Prokurori

by A R
21/07/2018 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i shtetit 11 zyrtarë përkatësisht nga komunat Blinisht, Ungrej dhe Zejmen në Lezhë me motivacionin e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe përdorim të fondeve pa dokumentacion mbështetës.

Ky auditim i përket periudhës nga 1 Janari 2013 deri në 31 dhjetor 2015.

Sipas KLSH janë konstatuar veprime të cilat kanë çuar në përdorim me efekt negativ me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit.

Gjithashtu mësohet se dëmi ekonomik i arritur shkon deri në 24.3 milionë lekë.

Dy nga veprat ku janë konstatuar shkelje janë rikonstruksion i rrugës së shkollës në Kallmet dhe ndërtimi i një ure në Ungrej.

Njoftimi i KLSH:

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 250/1, datë 05.03.2018, ka përfunduar auditimin në ish-komunat Zejmen, Shënkoll, Ungrej, Kallmet, Dajc, Kolsh dhe Blinisht, sot Njësi Administrative e Bashkisë Lezhë për periudhën 01.01.2013 deri më 31.7.2015, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.

Me Vendimin nr. 51, datë 19.06.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 250/9, datë 19.06.2018, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Lezhë, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën 24.3 milion lekë dhe me impakt negativ në buxhet për vlerën 20.4 milion lekë.

– Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, në vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte në vlerësimin e dokumentacionit për procedurat e prokurimit në ish-Komunën Blinisht “Rikonstruksion i rrugës së shkollës Kallmet i madh (faza I)”, me fond limit 2,266,224 lekë, në ish-Komunën Ungrej “Ndërtim ure auto 2HD, 10 m mbi përroin e Kalivaçit” me fond limit 10,085,039 lekë, ndër të cilat:

– Janë kryer veprime të cilat kanë çuar në përdorim me efekt negativ me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit, për vlerën 14,984,750 lekë, shkaktuar nga kualifikimi dhe shpallja fitues e Operatorit Ekonomik me ofertë më të lartë, në kushtet kur nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim sipas Dokumenteve Standarde të Tenderimit, në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 1 datë 10.07.2007 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, i ndryshuar.

– Në ish-Komunën Zejmen janë kryer veprime financiare me dëm ekonomik në vlerën 1,964,300 lekë, duke mos justifikuar me dokumentacion ligjor burimin e përdorimit të tyre, në kundërshtim me UKM nr. 2 datë 13.05.2005, Kreu I pikën 3.1 dhe 8.3; ligjin nr. 10296, date 8.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” neni 4/26, neni 9/4, neni 12/3; me UMF nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aseteve në sektorin publik” pika 35, 36, 37, 38, 42, 43 dhe 44, 52, 54.

Gjithashtu dhe për pengesën ndaj grupit të auditimit të KLSH, për zbatimin e programit të auditimit nga mos dorëzimi i dosjeve të procedurave të prokurimit të zhvilluara gjatë periudhës 01.01.2013-31.07.2015.

Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kërkuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me shkresën nr. 250/10, 11 dhe 12 datë 22.06.2018 kallëzim penal ndaj 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në ish-Komunën Blinisht për 5 (pesë) zyrtarë dhe ish-zyrtarë; N. K. me detyrë ish-Sekretar i Këshillit të Komunës, në cilësinë e Kryetarit të KVO, S. L. me detyrë Administrator në NJA Blinisht, në cilësinë e anëtarit të KVO, F. M. me detyrë specialist në Zyrën e Taksave vendore në NJA Blinisht, në cilësinë e anëtarit të KVO, E.O. me detyrë ish- arkivist, në cilësinë e anëtarit të KVO, N. Ll. me detyrë Specialist Pyjesh në NJA Blinisht, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në ish-Komunën Ungrej për 4 (katër) zyrtarë; Gj. Gj. me detyrë Administrator në NJA Ungrej, në cilësinë e titullarit të autoriteiti kontraktor, D. D. me detyrë ish- Përgjegjës i Zyrës së Financës, në cilësinë e Kryetarit të KVO, Gj. N. me detyrë Nënpunës i Gjendjes Civile në NJA Ungrej, Z. P. me detyrë ish- Sekretar i Këshillit të Komunës, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në ish-Komunën Zejmen për 2 (dy) ish-zyrtarë; A. B. me detyrë ish-Kryetar i Komunës Zejmen dhe V. B. me detyrë ish-Përgjegjës i Zyrës së Financës, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Përdorimin e fondeve pa dokumentacion mbështetës ligjorë” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

Next Post

Horoskopi ditor, e Diel 22 Korrik 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In