Bllokohet në portin e Durrësit një sasi e madhe Euro.
Valuta është gjetur në një mjet që po hynte në territorin shqiptar.
Mësohet se eurot, të gjitha me prerje 100-eshe ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.
Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.
Sipas burimeve nga porti, dyshohet që të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale.
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e burimit të parave dhe destinacionin e tyre.
Nga ana e policisë nuk ka ende një njoftim zyrtar ndërsa mediat raportojnë për një shumë që varion nga 1.5 milionë euro, deri në 5 milionë. /b.d