Me ardhjen e pranverës dhe verës, në shtëpi vijnë edhe milingonat e para. Të tërhequra nga aroma e ushqimit, shpesh dalin në kuzhinë dhe për shumë njerëz kthehen në një makth të vërtetë. Por ka disa zgjidhje shumë efikase për të larguar mysafirët e bezdisshëm.
Gjëja më e mirë që mund të bëni për të mos lejuar futjen e milingonave në shtëpi, është të hidhni pak sheqer ose bukë jashtë shtëpisë. Por nëse milingonat kanë hyrë në shtëpi, mund të përdoret kanella, speci djegës dhe piperi për t’i larguar.
Më pas lajeni ambientin me ujë me detergjent, ose edhe limon dhe do zhdukni çdo gjurmë të tyre, shkruan Noa. Në rastin kur milingonat janë vërtetë shumë, përzieni pak miell misri me ujë dhe hidheni në vendin ku keni problem. Konsumi i këtij produkti çon në fryrjen e stomakut dhe ngordhjen e insekteve.