• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miliarderi shpalos planin për të banuar Marsin brenda 6 vitesh

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipërmarrësi miliarder Elon Musk paraqiti vizionin e tij për ndërtimin e një kolonie njerëzore në Mars, për njerëz që mund të përballojnë çmimin prej 200 mijë dollarësh për biletë.

Musk, i cili është themeluesi i kompanisë private hapësinore “SpaceX”, foli gjatë kongresit ndërkombëtar astronautik në Meksikë.

Plani i tij i kolonizimit parashikon përdorimin e mjeteve të transportit me shumë përdorime. Ai tha se, parashikohet që të dërgohen 100 njerëz njëkohësisht në Mars, në një udhëtim që do të zgjasë fillimisht 80 ditë, e me kalimin e kohës do të zvogëlohet në 30 ditë.

Musk shpjegoi që duhet patjetër një sistem me shumë përdorime transporti, që bileta të kushtojë vetëm 200 mijë dollarë. Përndryshe çmimi do të ishte shumë më i lartë.

Ai foli për vizionin e tij, që parashikon ndërtimin e një kolonie me një milion njerëz në Mars, e pavarur nga jashtë, që mund të kompletohet për 100 vite. Por, ai shtoi se fillimin e misionit dëshiron që ta bëjë të mundur brenda këtij brezi dhe parashikoi se, udhëtimi i parë drejt planetit të kuq mund të bëhet që në vitin 2022.

I pyetur pse dëshiron me kaq ngulm që të shkojë në Mars, Musk tha se pa dikë me angazhim të vërtetë ideologjik, njerëzimi nuk do të bëhet kurrë një qytetërim që udhëton mes yjeve.

Aktualisht, kompania “SpaceX” ka nisur testimin e motorëve që do të vënë në lëvizje anijet kozmike për fluturimin marsian, ndërsa parashikohet se versionet e ardhshme të sistemit pionier të transportit do të arrijnë të dërgojnë në planetin e kuq deri në 200 pasagjerë njëkohësisht, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Parcela e denoncuar në media, policia asgjëson 2200 bimë kanabis në malësinë e Bizës

Parcela e denoncuar në media, policia asgjëson 2200 bimë kanabis në malësinë e Bizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In