Gazeta Uashington Post raporton se 400 miliarderë e milionerë amerikaneë i janë drejtuar me një letër publike Kongresit, ku i bëjnë thirrje që të mos ua ulë taksat të pasurve. Në paketën fiskale që po përgatisin kongresmenët dhe senatorët republikanë, parashikohen ulje të ndjeshme të taksave për amerikanët më të pasur.
Firmëtarët e letrës publike, ndër të cilët përfshihen miliarderë të njohur si Stiven Rokfeler, Xhorxh Soros, Ben Kohen, Xherri Grinfild, etj., i bëjnë thirrje Kongresit që të ulë pabarazinë në të ardhura, duke rritur taksat për njerëz si ata dhe duke ulur taksat për shtresën e mesme e të varfër.
https://www.washingtonpost.com/news/wonk/wp/2017/11/12/more-than-400-millionaires-tell-congress-dont-cut-our-taxes/?utm_term=.b6c8a272d1ae&wpisrc=nl_daily202&wpmm=1










