Astronomët zbulojnë së fundmi sipas të dhënave satelitore se miliarda yje në hapësirë po kthehen në sfera gjigante kristali teksa qendrat e tyre të lëngshme po ngurtësohen.
Zbulimet sugjerojnë gjithashtu se mënyrat e zakonshme të matjes së moshës së tyre duhet të ripërshtaten, pasi disa prej tyre janë miliarda vjet më të vjetër nga sa mendohej më parë.
Ndryshimet u dalluan në mijëra yje të bardhë, që janë mbetjet e yjeve të ezauruar tashmë pas përfundimit të lëndës së tyre bërthamore me të cilën më parë ndriçonin.
Dielli i sistemit tonë rrjedhimisht dhe ai do t’i nënshtrohet këtij procesi, teksa shuarja e tij parashikohet jo më larg se 10 miliardë vjet.
Studimi i ri bazohet në të dhënat nga 15,000 yje rreth 300 vite drite larg planetit tonë, të vëzhguar nga sateliti i Agjencisë Europiane Hapësinore, Gaia.
Ata zbuluan pikën ku ftohja graduale e këtyre yjeve gradual ngadalësohej, një fenomen i lidhur me çlirimin masiv të energjisë dhe që sinjalizon tranzicionin nga gjendja e lëngët në solide të thelbit të tyre, pra e vdekjes së yllit.
Në këtë proces, oksigjeni i lëngshëm dhe karboni në qendër të yllit transformohen në një kristal, pak a shumë si tranzicioni i ujit të lëngshëm në akull.
“Ishte parashikuar 50 vjet më parë që do të shikonim yje të bardhë me ngjyra kristali, dhe tani kjo është observuar”, tha Dr Pier-Emmanuel Tremblay, astronom i universitetit në Warwick Britani.
Ndryshe nga kthimi i ujit në akull, ftohja e yjeve ndodh në temperatura shumë të larta dhe presione të mëdha që ngjeshin atomet me njëri-tjetrin.
Tremblay thotë se energjia e çliruar në proces tregon se fillimisht kristalizohet oksigjeni, i cili bie në fund të qendër dhe ngre lart karbonin. Ciklet jetësore të yjeve të shuara përdoren nga shkencëtarët për të përcaktuar moshën e yjeve pranë tyre.
/ATSH/a.r