• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Miliarda euro kokainë ‘mbulojnë’ Belgjikën e Holandën/ Zbulohen dhomat e vrasjeve dhe korrupsionit, kryebashkiaku: Kam frikë se do më ekzekutojnë

by Java News
03/02/2022 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belgjika dhe Holanda janë shndërruar dy vendet problematike të Evropës sa i përket trafikut të drogës. Kjo i ka hapur punë drejtësisë belge dhe asaj holandeze, ndërsa krimi vijon të ‘bëjë ligjin’ në këto vende ku muajin e fundit janë vrarë dy shqiptarë, njëri prej tyre, mjaft i njohur i botës së krimit, Bledar Muça.

Prokuroria belge ka kërkuar 14 vjet burg për secili nga drejtuesit e trafikut të drogës që u kap vitin e kaluar dhe që synonte portet evropiane. Ky rast nxjerr në pah vërshimin e kokainës dhe parave të mëdha që vijnë nga trafiku i drogës Holandën dhe Belgjikën, ndërsa bandat si Kartelin Kinahan, luftojnë për territore. Gjatë vitit 2021, një total prej 5 miliardë eurosh kokainë u kap në portin holandez të Roterdamit, ndërsa 13 miliardë euro të tjera u kapën në portin fqinj belg, atë të Antwerpit.

Policia së fundmi ka zbuluar se si grupi kriminal që operonte nga Amsterdami organizonte dërgesa prej 6,800 kilogramësh për një vit e gjysmë, ndërsa shifra e saj kapte 76,000 euro për kilogram, ndërsa në total do të ishte 512 milionë euro. “Në realitet, sigurisht, këto shifra janë shumë herë më të larta. Sot po flasim vetëm për majën e ajsbergut”, tha prokurori belg.  Policia e kishte vendosur bandën e trafikut të drogës që nga korriku i vitit 2019-ës pasi kishte akses në mesazhet e miliona përdoruesve të rrjetit të koduar Sky EEC, shkruan Sunday World. 

Operacioni policor i njohur si Argus në prill 2020 kapi  një ngarkesë prej 4,200 kilogramësh në një kontejner në Antwerp. Në Holandë u arrestuan 30 persona dhe në Belgjikë 48 të tjerë, me 17 mijë kilogramë kokainë të sekuestruara.

Duke vepruar në bazë të informacioneve policia zbuloi një dhomë torture që dyshohet se përdorej për deri në shtatë vrasje dhe për t’u dhënë ryshfet zyrtarëve të lartë.  Krimi ka pushtuar Antwerpin, teksa kryebashkiaku Bart De Wever është nën mbrojtje mes frikës së një atentatit kundër tij nga kartelet e drogës.

‘Kokat’ e trafikut të drogës në Belgjikë 

Vetëm fundjavën e kaluar në këtë qytet u ekzekutua 39 vjeçar shqiptar Bledar Muça. Ai qëndronte në Antëerp  dy vitet e fundit duke vepruar si një anëtar kyç i një bande shqiptare që vepronte në trafikun e drogës në portin e këtij qyteti. Megjithatë, problemi nuk është se trafikantët vrasin njëri-tjetrin por se si paratë e drogës përdoren për të korruptuar zyrtarët.

Një rrjet zyrtarësh të korruptuar u zbuluan vitin e kaluar të cilët kishin akses në bazat e të dhënave qeveritare dhe të dhënave personale të të gjithë qytetarëve belgë. Dyshohet se informacioni po përdoret për të korruptuar punonjësit e portit dhe doganierët dhe për të siguruar kalimin e qetë të drogës nëpër porte. Punonjësit e portit në Antëerp këshillohen të mos veshin uniformat e punës që i identifikojnë ata si punonjës në mënyrë që të mos u afrohen kriminelët.  Hetimet e fundit në Belgjikë kanë zbuluar disa persona të korruptuar, duke përfshirë një inspektor policie, një administrator spitali dhe zyrtar të tatimeve.

Trafikanti irlandez Christy Kinahan senior është një nga kriminelët e të ngjashmëve të tij në Belgjikë. Hetimi në operacionin e Kinahan zbuloi një rrjet korrupsioni që përfshin kriminelë, një klub profesionist futbolli dhe oficerë të policisë lokale. Pasi u lirua nga paraburgimi në Spanjë në vitin 2011 ai u kthye në Belgjikë në pranga për të vuajtur dënimin atje.

Ai u lirua dhe u kthye në Spanjë në prill 2013, pasi u lirua 18 muaj më herët nga burgu në Belgjikë. Gjithashtu, një nga lojtarët e mëdhenj të dyshuar të drogës në Antwerp është Nordin El Hajjioui, i cili ka lindur në këtë qytet dhe tani jeton në Dubai, ku banon edhe Daniel Kinahan. I njohur si ‘Dikke Nordin’ ose ‘Fat Nordin’, ai është në kërkim nga Interpoli pasi akuzohet për trafik droge dhe armësh si edhe është pjesë e krimit të organizuar.

Deri më tani, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë refuzuar ta ekstradojnë atë në Belgjikë pavarësisht kërkesave të shumta. Ai u arrestua në Belgjikë në qershor të vitit 2020, por u largua nga vendi pasi mori lirimin me kusht.

Next Post
U arrestua pak para se të futej në emision, jepet vendimi për bashkëshortin e ish-ministres shqiptare

U arrestua pak para se të futej në emision, jepet vendimi për bashkëshortin e ish-ministres shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In