Një 18-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Milano, pasi është qëlluar me thikë disa herë në bark, kraharor dhe në shpinë mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur në tramin numër 15 të Milanos pranë vendit të njohur si “Porta Lodovica”.
Nga hetimet e para rezulton se i riu shqiptar është plagosur pas grindjes që kishte nisur më parë në një lokal me disa të rinj, të cilët e kanë ndjekur duke e qëlluar me thikë në tram.
I riu shqiptar pas ngjarjes është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve të plagosjes së rëndë të shqiptarit.
Në të njëjtin vend në një lokal, pak minuta para se të sulmohej shqiptari është plagosur një tjetër i ri nga Amerika e Jugut pas përplasjes së dy bandave.
Shqiptarja.com/d.i.