Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën paraditen e sotme në qytetin italian të Milanos pas një konflikti me armë.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në një lokal ku ka pasur shkëmbim zjarri.
Viktima humbi jetën pasi u transportua në spital.
Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë edhe një shtetas tjetër shqiptar, ndërkohë emrat e viktimës dhe të lënduarit nuk bëhen ende me dije nga policia.