Afrimet cilësore në merkato, duket se kanë ngjallur së tepërmi interesin e tifozëve të Milanit.
Këtë gjë e tregon më së miri numri i të interesuarve që duan të abonohen për ta ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në shkallët e stadiumit. Në vetëm 3 orë, kuqëzinjtë kanë arritur të shesin plot 6 mijë abone.
“Corriere della Sera” ka bërë një krahasim duke dalë në konkluzion se vetëm në ditën e parë, Milani ka arritur të shesë më shumë abonime se të gjithë sezonin e kaluar. Plot 16 mijë të tilla në 1 ditë të vetme.
a.ç