Milani ka mposhtur Rijekën 3 me 2 në kuadër të ndeshjes së dytë të Grupit D në Ligën e Evropës.
Klubi milanez triumfoi krejt në fund të ndeshjes falë golit të Patrick Cutrones.Milani kaloi në epërsi në minutën e 14-të përmes Andre Silvas, ndërsa më pas Mateo Musacchio dyfishoi epërsinë.
Në minutat 84 dhe 89 Acosty dhe Elez realizuan për mysafirët duke heshtur San Siron.
Megjithatë, në minutën e katërt të lojës shtesë Patrick Cutrone shënoi për fitoren e radhës të Milanit.Klubi italian tani ka 6 pikë në tabelë. (b.an)