Mediat italiane raportojnë se Milani është në bisedime të avancuara me Bayern Munichun për transferimin e Renato Sanchesit.
Calciomercato raporton se portugezi dëshiron kalimin te Milani, dhe një marrëveshje finale pritet të arrihet edhe me Bayernin, transmeton Koha.net.
Gjiganti gjerman, që e kishte transferuar 19 vjeçarin për 35 milionë euro, është i gatshëm ta lë të lirë Sanchesin edhe në formë huazimi me të drejtë blerje.Bayerni kërkon 48 milionë euro për shërbimet e tij, por mund ta huazojë për 5 milionë euro me të drejtë blerje pas huazimit.
Interesim për të kanë shprehur edhe Chelsea e Manchester Unitedi, përgatiti Koha. (b.an)