Pronarët e rinj të Milanit janë duke menduar të bëjnë ofertë për Alvaro Moratan.
Yonghong Li është pronar i ri i klubit dhe me drejtorët Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli, janë takuar me Vincenzo Montellan.
Sipas Sky Sport Italia, Montella ka kërkuar një sulmues qendror.
Vendi i parë është i rezervuar për sulmuesin Alvaro Moratas.
Për lojtarin ka interesim edhe nga Chelsea.
Lojtarë tjetër që është në listë është edhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi vlen 65 milionë euro dhe këtë vit ka shënuar 33 gola në 38 ndeshje.
I fundit në listë është sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette, që shihet më i afërt me Atletico Madrid. /a.m.