Skuadra e Milanit ka qenë shumë aktive në këtë merkato.
Drejtuesit e ekipit kuqezi deri tani kanë sjellë gjashtë përforcime në San Siro. Lojtari i fundit që iu bashkua Milanit është mesfushori turk, Hakan Calhanoglu.
Me këtë përforcim, i cili Rossonerëve u ka kushtuar 25 milionë euro, Milani ka shpenzuar deri tani 134 milionë euro, shkruan Gooal.com.
Por, kjo shifër mund të rritet deri në 200 milionë euro deri në fund të kësaj vere, pasi Milani po synon të transferoj edhe lojtarët si: Lucas Biglia, Andrea Conti dhe Nikola Kaliniç
Ky është çmimi i përforcimeve të Milanit:
/a.m.