• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Milan Kucan, burri që vulosi vdekjen e Jugosllavisë: Kosova është pika kryesore nevralgjike e Ballkanit

by Java News
30/07/2017 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti slloven, Milan Kucan, ka thënë sot se Perëndimi vazhdon të mbyll sytë ndaj faktit se Ballkani është ende fuçi baroti. Për ditoren “Pobjeda” të Malit të Zi, ai thotë se insistimi në kapital shpesh injoron vlerat etike që formojnë bazën e idesë evropiane.

“Kam përshtypjen se Brukseli nuk i njeh rrethanat në Ballkanin Perëndimor, ndaj krijohet përshtypja se politika që udhëheq nuk është përherë parimore. Përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosova sot është pika kryesore nevralgjike e Ballkanit. Natyrisht, problemi i Ballkanit mbetet edhe Maqedonia. I vetmi vend që deri tani ia doli të dalë nga ky kazan është Mali i Zi”, tha ish-presidenti i Sllovenisë dhe ish-lideri komunist i sllovenëve që ndau popullin e tij nga linja komuniste e Sllobodan Milosheviqit e që shpalli pavarësinë e vendit nga Jugosllavia, transmeton Telegrafi.

Kucan foli edhe për relativizmin e antifashizmit në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Sipas tij, arsyeja për mohimin dhe relativizimin e antifashizmit mund të gjendet në faktin se “asnjë komb i vetëm jugosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u kursye nga kuislingët dhe nga bashkëpunimi me pushtuesit gjermanë, italian e hungarezë”.

“Në të gjitha shoqëritë post-jugosllave, ky bashkëpunim kuisling u mundua të arsyetohet si antikomunizëm. Nëse sot dikush në Slloveni pyetet pse afirmon bashkëpunim me nazistët, ju do të merrni përgjigjen se kjo ishte në funksion të luftës kundër komunizmit. Por, kur Sllovenia u pushtua më 1941 dhe u nda nga tre pushtues, atëherë nuk kishte komunizëm. Sllovenët pastaj u përballën me zgjedhje të qartë: ose të zhduken si komb apo – pavarësisht nga pasiguria e rezultatit – nëpërmjet lëvizjes së antifashiste të luftojë për mbijetesë dhe liri”, tha Kucan.

I pyetur nëse me shkuarjen e tij më 1990 në Koçevski Rog (vend ku u krye një masakër e madhe nga partizanëve ndaj Gardës Sllovene dhe familjarëve të tyre, ku e pësojnë 12 mijë persona – v.j.) ka kontribuuar në relativizimin e antifashizmit, ai thotë preras: “Jo. Gjesti im nuk ishte përpjekje për rehabilitimin politik të viktimave, por një shenjë respekti për ata që janë vrarë në mënyrë mizore në ditët e para të pasluftës. Koçevski Rog ishte krim! Mos harroni se vendimi im për të punuar së bashku me kryepeshkopin e Lubjanës, dr. Shushterin, për t’ia dhënë nderimet e mia viktimave kishte një dimension politik: kam besuar se shoqëria sllovene ishte në një çast vendimtar – siç ishte shpërbërja e pritur Jugosllavisë – ku nuk guxojmë të jemi të ndarë”, pwrgatiti “Telegrafi”.

Next Post
STOP EKSTRADIMIT/ Tifozët ‘Kuqezi’ protestë përpara Kryeministrisë për Ballistin

Mish për top

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In