• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milan dhe Roma e nisin mbarë 2023, turpërohet Lazio e Igli Tares

by Java News
04/01/2023 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serie A është në javën e 16-të. Këtë të mërkurë futbolli italian rikthehet pas 52 ditëve pushim, kjo për shkak të Kupës së Botës në Katar. Futbolli italian ka nisur gjithçka në 12:30 me dy duele. Milan fitoi 1-2 në transfertë me Salernitanën, teksa Sampdoria mori tri pikë me peshë në transfertë me Sassuolon.

Në stadiumin “Arechi” në Salerno, Milan ia doli ta niste vitin mbarë duke marrë tri pikë. Kuqezinjtë e Piolit fituan 1-2 me Salernitanën. Kampionëve në fuqi të Italisë i janë dashur 15 minuta për të mbyllur llogaritë e ndeshjes. Leao në minutën e 10-të dhe Tonali në të 15 minutë bënë që pjesa e parë mos kishte histori. Në pjesën e dytë Diaz pa t’i anullohej një gol, ndërsa Bonazzoli në minutën e 83 shënoi për 1-2. Momentalisht Milan me 36 pikë mban vendin e dytë në klasifikim.

Sampdoria fitoi 1-2 në transfertë me Sassolon për javën e 16-të. Në “Mapei Stadium” në Reggio Emilia “dorianët” e Stankovic e kanë nisur vitin 2023 mbarë, duke u larguar disi nga fundi i tabelës. Ndeshja u hap në minutën e 25 me Gabbiadini, teksa Augello në të 28 minutë dërgoi shifrat në 0-2. Do duhej minuta e 64 e ndeshjes që Berardi të rihapte ndeshjen për 1-2, teksa goli në fundin e ndeshjes shërbeu sa për statistika. Me 16 pikë Sassuolo mban vendin e 15-të, ndërsa Sampdoria shkon në kuotën e nëntë pikëve duke lënë fundin e tabelës.

Spezia dhe Atalanta barazuan 2-2 për javën e 16-të në Serie A. Në stadiumin “Alberto Picco” në La Spezia, vendasit nuk mundën të mbanin avantazhin e dyfishtë të pjesës së parë. Ndeshja nisi mirë për Spezian, që shënuan me Gyasi në minutën e tetë dhe Nzola në minutën e 31. Pjesa e dytë ishte me tjetër ritëm për bergamaskët, që shënuan dy gola. Hojlund në minutën e 77 dhe Pasalic në 90+3′ barazuan duelin. Atalanta me këto tri pikë mban vendin e 7 me 28 pikë, teksa Spezia qëndron në vendin e 17-të me 14 pikë.

Torino dhe Hellas Verona barazuan 1-1 në “Olimpico”. Në stadiumin e Torinos vendasit barazuan në pjesën e dytë, me miqtë që për pak surprizuan. Dueli u hap nga Djuric te Verona në minutën e 45. Në pjesën e dytë vendasit morën frenat e lojës dhe gjetën golin e barazimit me Miranchuk në minutën e 64. Megjithë presionin e lartë në fundin e ndeshjes, vendasit e Juric nuk dolën me pikë të plota. Në fushë për Torinon ishte Vojvoda, teksa në stol qëndroi Berisha.

Në stadiumin “Via del Mare”, Lecce ka mundur 2-1 Lazion për javën e 16-të në Serie A. Vendasit përmbysën bardhekaltrit, duke marrë tri pikë me vlerë. Të parët që kaluan në avantazh ishin lazialët me Immobile pas vetëm 14 minutash lojë. Në pjesën e dytë, Lecce u tregua më e saktë dhe shënoi me Strefezza në minutën e 57 për 1-1. Në minutën e 71 ishte Colombo që shënoi golin e fitores për vendasit. Me këto tri pikë, Lecce shkon në vendin e 12 me 18 pikë, teksa Lazio mbetet me 30 pikë në vendin e pestë.

Roma fitoi 1-0 me Bolognan për javën e 16-të në Serie A. Penalltia e kthyer në gol nga Pellegrini në minutën e gjashtë i ka dhënë tri pikë verdhekuqve, duke i dërguar në vendin e gjashtë të Serie A me 30 pikë. Megjithë përpjekjen e miqve, Roma ia doli të mbante rezultatin. Për t’u theksuar është dëmtimi i Dybala, që la fushën në minutën e 74 i zëvendësuar nga Bove. Trajneri i verdhekuqve, Mourinho e ndoqi ndeshjen nga tribunat për shkak të pezullimit. Me 30 pikë Roma mban vendin e gjashtë që të dërgon në Europë.

Serie A – java 16-të:

12:30

Salernitana 1-2 Milan

Sassuolo 1-2 Sampdoria

14:30

Spezia 2-2 Atalanta

Torino 1-1 Verona

16:30

Roma 1-0 Bologna

Lecce 2-1 Lazio

18:30

Cremonese – Juventus

Fiorentina – Monza

20:45

Inter – Napoli

Udinese – Empoli

 

Next Post
Dështon takimi/ Protesta e 6 dhjetorit ndan Metën me Berishën, pas Mediut dhe kreu i PL refuzon

Zgjedhjet lokale/ Ja çdo të ndodhë me PD nga 13 Janari, institucionet duhet të raportojnë aktivitetet publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In