• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Miku i ngushtë i Putin Sekretar Shteti, Moska tregohet e përmbajtur por…

by A R
15/12/2016 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i ExxonMobil Rex Tillerson do të bëhet ministër i Jashtëm i SHBA. Ai ka kontakte të ngushta me Kremlinin.

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump e paraqiti të martën Tillersonin si kandidatin e tij të dëshiruar për postin me ndikim të ministrit të Jashtëm të SHBA. Emërimin e tij duhet ta konfirmojë edhe senati.

Si gjithmonë në raste të tilla, Moska reagoi e përmbajtur dhe nuk u tregua shumë e gëzuar. “Përfaqësues rusë, jo vetëm Presidenti, kanë marrëdhënie të mira biznesi me këtë burrë”, tha një bashkëpunëtor i Kremlinit në një pozicionim të parë. Tillersoni vlerësohet prej të gjithëve si figurë solide me pikëpamje të vetat, tha zëdhënësi. Konstantin Kossaçev, kryetar i Komisionit të Jashtëm në Këshillin e Federatës Ruse u shpreh në mënyrë shumë më optimiste.

Raporti me Rusinë ka qenë vendimtar në zgjedhjen e kandidaturës së Tillersonit si ministër i Jashtëm, shkroi ai në Facebook. “Trumpi është konsekuent dhe deklaratat e tij për Rusinë nuk ishin thjesht fushatë elektorale”. Vendimi për Tillersonin qe një sinjal ndaj elitave të SHBA, por edhe ndaj gjithë botës, duke përfshirë Rusinë.”Po vijnë kohë të reja”, kështu u shpreh politikani rus.

Në fakt në Moskë atmosfera duhet të jetë euforike. Diplomacia e SHBA do të përcaktohet në të ardhmen nga një burrë, i cili e njeh Rusinë që prej gati 20 vjetësh dhe i cili ka lidhje të shkëlqyera me qarqet më të larta drejtuese të Kremlinit. Presidenti rus, Vladimir Putin e dekoroi atë në 2013 me një urdhër miqësie. “Për një kontribut të konsiderueshëm për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë”, shkruhej në argumentim.

Një shok i Putinit nga rrethi drejtues më i ngushtë

Kontaktet e Tillersonit me Rusinë e kanë fillesën që në fund të viteve ’90, kur Presidenti i Rusisë ende quhej Boris Jelzin dhe kur Moska ndodhej në një kurs properëndimor. Menaxheri i naftës nga Teksasi ishte përgjegjës për projektet e Exxonit në Rusinë e pasur me lëndë të para, fillimisht që nga ishulli Sachalin në Lindjen e Largët të Rusisë. Edhe në fushat e naftës në Siberi firma amerikane dhe ruse bashkëpunojnë ngushtë.

Tillersoni 64 vjeçar është takuar disa herë me Putinin dhe është i ftuar i përhershëm në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, një projekt prestigjoz i Kremlinit.

Edhe më të ngushta duken marrëdhëniet e Tillersonit me shokun e tij Seçin të Rosneftit. Në kohët sovjetike, shefi i sotëm i koncernit udhëheqës në tregun rus ka qenë njësoj si Putini punonjës i shërbimit të fshehtë. Mediat ruse e përshkruajnë Seçinin si një biznesmen veçanërisht të suksesshëm, i cili bën pjesë në rrethin drejtues më të ngushtë pranë Putinit.

A do të shkrijë partneriteti i ngrirë?

Në një intervistë me revistën ekonomike ruse, Wedomosti, në vitin 2005, Tillersoni tha se janë “aftësitë e tij menaxhuese” që e kanë bërë të suksesshme në Rusi firmën e tij. Si Seçini personalisht, ashtu edhe Rosnefti janë të prekura nga sanksionet e Perëndimit, të cilat janë vendosur për shkak të veprimeve ruse në Krime dhe në Ukrainën Lindore. Sipërmarrja ruse ka nevojë për kredi perëndimore dhe për njohuri për shpime në zona të vështira. ExxonMobil i llogariti humbjet e tij për shkak të sanksioneve në vitin 2015 në një miliardë dollarë.

DW

Next Post
Suarez rinovon me Barcelonën deri në vitin 2021

Suarez rinovon me Barcelonën deri në vitin 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In