Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum përmes një statusi në Facebook shprehet se i ka thënë kryeministrit shqiptar Edi Rama dje se hapja e negociatave është e parakohshme.
Sipas, Gunther Krichbaum reformat e ndërmarra nga Shqipëria nuk janë të mjaftueshme.
“Dje, mora Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut Gjerman.
Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë besoj se hapja e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë është shumë e parakohshme. Progresi i reformave deri tani nuk mjaftojnë”, ka shkruar Krichbaum në Facebook”.
a.ç