• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miku i Bashës, Frattini i habitur nga ndryshimet në Tiranë: “Gjeta një qytet më të bukur e me rrugë më të mira se të Romës”!

by Java News
20/10/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franco Frattini, ish-ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, e kishte vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2013, kur edhe mori titullin “Qytetar Nderi”, në kohën kur qyteti drejtohej nga Lulzim Basha dhe qeveria nga Sali Berisha. Por, Frattini që njihet për miqësinë dhe lidhjen e tij të ngushtë me Lulzim Bashën, duke qenë se të dy kanë qenë ish ministra të Jashtëm të shteteve të tyre në të njëjtën periudhë dhe janë që të dy pjesë e partive të djathta, është rikthyer në kryeqytetin shqiptar pas pesë vitesh dhe nuk ka mundur ta fshehë entuziazmin për transformimin e madh që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit, që përkojnë me mandatin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha, rrugë të mrekullueshme”, i tha Frattini kryebashkiakut Erion Veliaj, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës. Ish ministri Frattini u shpreh i lumtur që rikthehet pas 5 vitesh në Tiranë. “Është një gëzim i madh të takohem me kryebashkiakun e Tiranës, i cili më mirëpriti këtu si një mik, dhe si kryebashkiak i qytetit ku jam “Qytetar nderi”. Vijoj të kem një afeksion të madh për këtë qytet, për qytetarët e Tiranës, dhe gjithë Shqipërinë.

Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n, dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha me rrugë të mrekullueshme, që duhet t’i kemi edhe në Romë, ku fatkeqësisht ka shumë gropa. Kështu që, kryebashkiak eja edhe në Romë dhe të na tregosh si bëhen mirë këto punë”, tha Frattini, i cili në të gjitha detyrat ka qenë një nga avokatët më të zëshëm, por edhe bindës për avancimin e Shqipërisë në proceset integruese. Ish ministri italian i Punëve të Jashtme dhe ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Franco Frattini dhe kryebashkiaku Veliaj zhvilluan një takim, në të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve e popujve, si dhe diskutuan mbi mundësinë e intensifikimit të tyre në sektorë të ndryshëm. Veliaj nënvizoi se Franco Frattini është një nga personalitetet që ka dhënë një kontribut të spikatur në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, për mbështetjen e pakursyer për integrimin europian dhe në veçanti për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë.

“Jam shumë i lumtur sot që pres një qytetar nderi të Tiranës, të madhin Franco Frattini, me një mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë për qytetin dhe vendin tonë, dikur me autoritetin e tij në Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave dhe faktin se shumë prej nesh sot nuk janë në radhë nëpër ambasada, po kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Jam shumë i nderuar se si një qytetar nderi i Tiranës nuk e ka harruar këtë qytet. Më vjen mirë që ai, teksa vijon karrierën e tij në gjyqësorin italian, e mban gjithmonë një sy, një vesh dhe një kokë mbrapa për qytetin e tij të nderit”, tha Veliaj. Ndërkaq, Frattini shtoi se Europa është destinacioni final për shqiptarët dhe shprehu bindjen se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian. “Është e vërtetë se si ministër i Jashtëm, si Komisioner Europian, kam punuar që shumë të rinj shqiptarë të mund të vinin në Europë. Europa është destinacioni final për Shqipërinë, i vetmi i mundur. Nuk ka tjetër mundësi për Shqipërinë, përveçse të jetë së shpejti, shpresoj, vendi i ri anëtar i Bashkimit Europian. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe po vijon me përmbushjen e detyrimeve drejt BE”, tha ai.

ma.me

Next Post
Ngjyra e syve tregon një pjesë të karakterit tuaj

Nga depresioni te tumori, çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

December 30, 2025
“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com