Arrestimi i liderit të opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorëve të tij, për kreun e demokratëve shqiptarë Sali Berisha, është një përpjekje për një Turqi pa opozitë.
Pak dite pasi deklaroi per mediat greke se sapo te fitonte zgjedhjet do t’i prishte marredheniet me Turqine dhe do t’i rikthente detin Greqise, Berisha ka gjetur kohe te sulmoje serish Erdoganin.
Në një postim në Facebook Berisha dënon arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit. Sipas tij ky është një akt i rëndë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.
“Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.
Arrestimi i kreut të opozitës turke ka shkaktuar protesta të forta në Turqi, ndërsa presidenti Erdogan e ka cilësuar hipokrite opozitën.