• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Miku i Elton Çiçës nuk bashkëpunon me drejtësinë, ruhet në spital nën masa të rrepta sigurie

by A R
03/11/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andi Mustafaraj, i mbijetuari i atentatit në zemër të Tiranës, ruhet në spital nën masa të rrepta sigurie. Përgjatë 24 orëve, dy oficerë policie qëndrojnë në gatishmëri në derën e dhomës ku ndodhet i shtruar 29-vjeçari, i cili mori dy plumba në trup.

Burime nga policia thanë se mbrojtja ndaj tij është bërë për të parandaluar ndonjë ngjarje tjetër të mundshme, që mund të ketë pasoja të rënda.

“Gazeta Shqiptare” tentoi të kontaktonte me Andi Mustafarajn dhe familjarët e tij, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të flasë rreth asaj se çfarë ndodhi një javë më parë në rrugën “Nikolla Jorgo”.

Bluzat e bardha të Spitalit të Traumës konfirmuan se, Andi Mustafaraj e ka kaluar rrezikun dhe tashmë ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore, por gjithsesi situata e tij po mbahet nën kontroll.

Policia e Tiranës po vijon hetimet për atentatin e ndodhur në zonën e ish-Ekspozitës, por deri më tani nuk është bërë identifikimi i autorëve të mundshëm të krimit. Ndonëse ka dyshime se atentati ndaj Mustafarajt është në vazhdën e konflikteve mes dy grupeve kriminale, deri më tani policia nuk ka mundur të sigurojë ndonjë provë që të mund t’i çojë tek autorët.

Ndërkohë, vetë i plagosuri nuk ka dhënë ndonjë dëshmi me vlerë që do të ndihmonte policinë në zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se 29-vjeçari është marrë disa herë në pyetje, duke pohuar se nuk ka pasur konflikte me asnjë person dhe se nuk ka mundur të shohë se kush e qëlloi me armë.

Burime pranë policisë sqaruan se kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi plagosja nuk kanë mundur të kapin asnjë lëvizje të autorëve, çka e bën edhe më të vështirë identifikimin dhe vënien e tyre në pranga. Andi Mustafaraj u qëllua nga persona ende të paidentifikuar mesditën e 28 tetorit, në momentin kur ai ishte ulur në një bar-kafe pranë ish-Ekspozitës.

Autorët qëlluan tri herë në drejtim të Mustafarajt dhe dy prej plumbave e kapën atë, njëri në shpatull dhe tjetri në bark. Burimet e sipërpërmendura thanë më tej, se atentati ndaj tij mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Ditën e ngjarjes, Policia e Tiranës tha zyrtarisht se Andi Mustafaraj është miku i ngushtë i Elton Çiços, person me precedent kriminal, i cili në 1 maj të këtij viti u ekzekutua me dy plumba në kokë në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit Jani Alia dhe Renato Milloshi./a.m.

Next Post
“Gjyshi” 73 vjeçar kërkon nuse… jep 3.4 mln lekë për atë që i gjen grua

"Gjyshi" 73 vjeçar kërkon nuse... jep 3.4 mln lekë për atë që i gjen grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In