• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Miku 55-vjeçar i familjes abuzoi me 15-vjeçaren, ADN e foshnjës vërtetoi krimin e rëndë

by A R
17/04/2018 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza e ADN-së së foshnjës së 15-vjeçares në fshatin Velçan të Pogradecit nxori se pretendimi i të miturës se i ati i fëmijës ishte fqinji i saj 55-vjeçar, ishte i saktë.

Përgjigja e ADN-së doli disa muaj pas ngjarjes, që tronditi familjarët e të miturës dhe tashmë ajo i është bashkangjitur dosjes së Gjykatës. Ngjarja u zbulua tetorin e vitit të kaluar kur një 15- vjeçare e shoqëruar nga prindërit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Velçan.

Situata ishte edhe më e rëndë pasi vajza, nxënëse e klasës së 9-të, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa vetë vajza identifikoi fqinjin e saj si personin përgjegjës për këtë ngjarje, vetë autori i dyshuar Ligor Biba, por edhe familjarët e tij, e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pak muaj pasi foshnja ka ardhur në jetë, ADN-ja ka vërtetuar atësinë e 55-vjeçarit e nga ana tjetër kjo është prova që pritet të hedhë poshtë të gjithë pretendimin e tij para drejtësisë se nuk kishte gisht në përdhunimin e 15-vjeçares Xh.B..

Thuajse një vit nga momenti kur e reja u dhunua seksualisht, ADN- ja ka arritur të zbardhë të vërtetën dhe të provojë fajësinë e të akuzuarit. Xh. B., tashmë nënë, e ka mbajtur të gjithë ngjarjen, të fshehur nga prindërit e saj për muaj të tërë, derisa e ëma e ka më- suar se ajo ishte shtatzënë nga infermierja e fshatit.

Frika dhe turpi ishin faktorët kryesorë që e shtynë të renë të heshtë, por pas zbulimit, të dy prindërit e saj janë alarmuar duke e detyruar t’u tregojë të vërtetën dhe më tej e kanë shoqëruar në Komisariatin e Pogradecit për të bërë denoncimin.

Sipas rrëfimit të vetë vajzës pak muaj më parë, ngjarja kishte ndodhur në banesën e saj gjatë kohës që ajo ndodhej e vetme në shtëpi, pasi prindërit kishin shkuar në një fshat tjetër për të ndjekur një ceremoni përkujtimore. Ligor Biba, mik i familjes, kishte shkuar në banesën e së miturës dhe sapo kishte hyrë duke përfituar nga fakti se e kishte kapur në befasi, kishte abuzuar me të.

Pas arrestimit, 55-vjeçari Ligor Biba e konsideroi ngjarjen si trillim dhe kërkoi që në fillim që të kryheshin analizat përkatëse nga ku, sipas tij, do të vërtetohej se nuk ishte ai babai i foshnjës. Aso kohe i dolën në mbrojtje edhe familja e tij, të cilët mohuan në mënyrë kategorike mundësinë që kryefamiljari të ishte autor i kësaj ngjarje që tronditi dhe bëri me turp të gjithë fshatin.

Vajza e të arrestuarit V. Biba, u shpreh pas arrestimit të të atit se të dyja familjet kanë pasur marrëdhënie të mirë fqinjësie dhe se shpesh i kanë ndihmuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ata ndodhen.

“Kjo që po ndodh është absurde. Para se të arrestohej im atë, babai i saj ndodhej në shtëpinë tonë, e kishim thirrur se po nxirrnim rakinë”, u shpreh vajza e të arrestuarit vetëm pak orë pas prangosjes së të atit. Mirëpo, dy ditë më pas, gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, edhe familja e braktisi 55-vjeçarin.

Askush prej tyre nuk u pa në seancën gjyqësore për të mbështetur kryefamiljarin, i cili këmbëngulte në pafajësinë e tij. Tashmë përgjigjja e ardhur këto ditë nga Tirana do t’i japë një kthesë tjetër hetimeve dhe pritet që Gjykata e Korçës ta dënojë atë për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”. “Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Nuk e di pse po shpifin kundër meje, unë atë e kam parë si të ishte vajza ime”, deklaroi për oficerin e Policisë 55-vjeçari./Panorama/a.m.

Next Post
Prestigjozja “Le Figaro”: Shndërrimi i Tiranës në qytet evropian

Prestigjozja "Le Figaro": Shndërrimi i Tiranës në qytet evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In