Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo do të jetë nesër në Shqipëri për të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”.
Ceremonia do te mbahet nesër tek ish-Sheratoni, ndërsa do të jetë UT që do t’i jap titullin.
Kjo është vizita e parë e Mike Pompeo në vendin tonë. Ai ka qenë sekretar i Shtetit Amerikan gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump. Ai mori detyrën në 13 Mars të vitit 2018, duke zënë vendin e Rex Tillerson.
Më herët, Pompeo mbajti më shumë se një vit postin e drejtorit të CIA-s.
/a.r











