Ditën e sotme është arrestuar Amar Shkëmbi, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Po kush është Amar Shkëmbi?
Ndërkohë, ai njihet edhe si miku i ngushtë i ish- kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Kujtojmë se në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur./m.j











