Mijëra njerëz të veshur si Elvis Presley ishin pjesë e paradës e cila është mbajtur në Australi në nder të mbretit të muzikës pop-rok. Parada konsiderohet si manifestimi më i madh kushtuar Presleyt i organizuar në hemisferën jugore. Në paradë morën pjesë njerëz nga e gjithë bota, transmeton ksp. “Këtu kam qenë tri herë, ky është manifestim i mrekullueshëm. Sigurisht do të largohem në fund të këtij viti, por këtu më pëlqen çdo minutë ky është njëri ndër aktivitetet më argëtues që kam bërë këtu. Ky është njëri ndër manifestimet më të mëdha kushtuar Elsvis Presleyt dhe gjithsesi është më argëtuesi”, tha Hugo Lorens, konsull i SHBA-së.
“Mbreti është i plotfuqishëm dhe i madh, ai është në zemrat e të gjithë fansave të tij në mbar botën”, u shpreh Garni Jarah Vairairi, pjesëmarrës.
Manifestimi do të zgjasë 5 ditë, ndërsa në të përveç paradës do të ketë edhe aktivitete tjera të ndryshme kushtuar Elvis Presleyt legjendar.