• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mijëra paund, euro, çipsa e lekë/ Policia mësyn në një lokal, arrestohen 17 persona në Fier

by Java News
28/01/2022 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatëmbëdhjetë persona u arrestuan në një lokal në Fier, gjatë një operacioni policor, në kuadër të goditjes së veprimtarisë së paligjshme të organizimit të lojërave të fatit.

Blutën thanë se të arrestuarit janë nga Fieri, Lushnja, Durrësi dhe Vlora.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “Kastrioti”, Fier, në një lokal, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në administrim të shtetasit E. Xh., i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Njoftimi i Policisë Fier

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Seksioni Operacional në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 17 shtetas nga Fieri, Lushnja, Durrësi dhe Vlora.

Sekuestrohet një tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra që shërbenin për lojërat e fatit, një sasi parash, 26 aparate celularë, 10 automjete dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Fier, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, kanë goditur një tjetër rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “Kastrioti”, Fier, në një lokal, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në administrim të shtetasit E. Xh., i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•Një tavolinë pokeri
•Një valixhe me fisha pokeri
•600 fisha (cipsa) të llojeve të ndryshme
•Letra bixhozi
•2000 paund
•1300 euro
•2.5 milion lekë
•26 aparate celulare
•10 automjete
•Një sasi lënde narkotike canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Xh., 29 vjeç, banues në Fier, (administratori i lokalit), për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”;

A. Ç., 49 vjeç, banues në Fier;
V. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë;
D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë;
L. K., 40 vjeç, banues në Vlorë;
A. P., 50 vjeç, banues në Fier;
D. Xh., 42 vjeç, banues në Lushnjë;
Xh. S., 36 vjeç, banues në Durrës;

T. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 48 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit të cilët ishin të pranishëm tek ambienti ku luhej poker, në pritje për të marrë pjesë në këtë lojë:

E. T., 39 vjeç, banues në Fier;
E. V., 34 vjeç, banues në Fier;
A. B., 38 vjeç, banues në Fier;
E. R., 40 vjeç, banues në Lushnjë;
J. B., 33 vjeç, banues në Durrës;
K. M., 28 vjeç, banues në Fier;
Xh. K., 21 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

g.kosovari

Next Post
Me kë do të futen në zgjedhje? Ristani: Për 2 ditë dalim me një marrëveshje përfundimtare koalicioni!

Me kë do të futen në zgjedhje? Ristani: Për 2 ditë dalim me një marrëveshje përfundimtare koalicioni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In