• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Migjen Basha: Ta nisim me fitore, si për evropianin

by Aalison Pearse Stevens
02/09/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe në Kombëtaren Shqiptare janë të vetëdijshëm se kjo shprehje është shumë e vlefshme. Fati i goglave solli që rrugëtimin drejt Botërorit 2018, kuqezinjtë ta nisin në shtëpi ndaj Maqedonisë. Migjen Basha gjen frymëzimin tek sfida e Aveiros ndaj Portugalisë, më 7 Shtator të 2014-tës, aty ku nisi mrekullia kuqezi drejt Europianit francez.

“Duhet të vlerësojmë cdo kundërshtar dhe të fillojmë me fitore ndaj Maqedonisë. Fitorja në ndeshjen e parë të jep krahë dhe këtë e pamë me Portugalinë.”

Mesfushori 29-vjecar e nisi titullar miqësoren ndaj Marokut ku ekipi tregoi qëndrueshmëri në lojë edhe pse përdori disa variante taktike dhe ndryshime të shumta gjatë lojës. Basha ka një mesazh për të gjithë ambientin kuqezi, duke kërkuar vlerësim maksimal për Maqedoninë.

“Sot fillojmë të shohim kundërshtarin, e njohim dhe e dimë që është i vështirë dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse mendojmë se Maqedonia është kundërshtar i lehtë dhe duhet mundur atëhere gabojmë rëndë. Nëse futemi në fushë me Maqedoninë për barazim atëherë jemi të humbur.”

Pas arritjes në finalet e Europianit të gjithë presin një fushatë eliminatore pozitive, pse jo me një tjetër udhëtimin në verën e 2018 drejt Rusisë. I ngacmuar për objektivat që vendos stafi teknik Migjen Basha tregohet i qartë.

“Objektivi varet nga kundërshtari që kemi përballë, ende nuk kemi vendosur për një taktikë të mirëfilltë. Trajnerët flasin me mënyra të ndryshme me median dhe ndryshe me lojtarët.”

Ngërçi i kësaj skuadre është sulmi, pasi në 5 ndeshjet e fundit, miqësore dhe zyrtare janë shënuar vetëm 2 gola. Analiza e mesfushorit të Barit nis që nga ecuria e Europianit për të përfunduar me recetën e dhënë nga trajneri De Biasi për të rregulluar këtë mangësi.

“Kemi patur kundërshtarë të vështirë në Europian, ndoshta na ka munguar guximi për të sulmuar. Humbjet me Zvicrën dhe Francën nuk i kemi merituar, por është e vërtetë që duhet të shënojmë gola. Nuk është faji i sulmuesve, por i lojës sonë pasi mesfushorët e krahut duhet të ndihmojnë më shumë. Këtë do ta shohim të hënën.”

Migjen Basha është një nga ata futbollistë që në të shkuarën ka luajtur për skuadrat e moshave të Zvicrës, dhe më pas zgjodhi fanellën kuqezi. Debati nëse duhet zgjedhur Shqipëria apo Kosova e konsideron një cështje që nuk mund t’i japë zgjidhje, teksa shpreh i bindur të ardhmen e tij.

“Gjithmonë kam patur si objektiv Shqipërinë, pasi prita 3 vite e gjysmë për të luajtur këtu dhe nuk mendoj asnjë lëvizje tjetër. Lëvizjet drejt Kosovës i konsideroj si zgjedhje personale.”

Supersport/d.i.

 

Next Post
Banka e Shqipërisë, Prokuroria nis hetimet për vjedhjen e 21 milionë eurove

Banka e Shqipërisë, Prokuroria nis hetimet për vjedhjen e 21 milionë eurove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In