Migjen Basha sot pritet të prezantohet te skuadra nga Serie B, Como.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha sërish pritet t’i rikthehet futbollit italian, pas gjatë muajve të kaluar te ekipi zviceran, Luzern.
Sipas Sky Sports, ish anëtari i Torinos, Atalantas, Riminit dhe Frosinones sot pritet të prezantohet te skuadra nga Serie B, Como, përcjell gazeta Express.
Mesfushori me prejardhje nga Suhareka nuk ka preferua te qëndroj te Luzerni, pasi shpeshherë ka përfunduar në bankën rezervë.
Ai po synon të luaj vazhdimisht për të siguruar një ftesë nga selektori i Shqipërisë, Giann de Biasi për Euro 2016.